Fatos Nano mesazh pas votimit, ja si përgjigjet kur pyetet për shenjat e ‘ndryshimit’

Shqipëria

Fatos Nano mesazh pas votimit, ja si përgjigjet kur pyetet për shenjat e ‘ndryshimit’

Më: 25 prill 2021 Në ora: 12:10
Fatos Nano

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar së bashku me bashkëshorten e tij Xhoana, në qendrën e votimit në kryeqytet e më pas ka dhënë edhe një mesazh për mediat.

Në fjalën e tij, Fatos Nano kishte edhe një mesazh për fituesit dhe humbësit që do dalin në këto zgjedhje.

“Të mos jetë aq e gjatë periudha kur duhet të presim se më në fund një pjesë do gëzohen një pjesë do mërziten.

Jam i sigurt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë e shpresoj që ata që do mërziten të mërziten vetëm për veten e mos t’i mbajë shumë, ky ishte urimi”, tha Nano.

I pyetur “si ju duket pjesëmarrja në votime, a është shenjë pozitive për ndryshim?”, Nano dha këtë përgjigje:

“Ishte pak e ulët prandaj erdha që ta nxis”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat