Meta pas për përfunimit të procesit zgjedhor: Shqipëria ka fituar me këtë proces historik

Shqipëria

Meta pas për përfunimit të procesit zgjedhor: Shqipëria ka fituar me këtë proces historik

Më: 25 prill 2021 Në ora: 19:38
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor. Kreu i shtetit ka falenderuar të gjithë qytetarët teksa siguron se asnjë votë nuk do të tjetërsohet.

“Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve”, shprehet Meta ndër të tjera.

Reagimi i Ilir Metës:

Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar!

Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe.

Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.

Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë.

Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat