Paloka: Ndryshimi po vjen. Nuk janë numëruar bastionet e PD

Shqipëria

Paloka: Ndryshimi po vjen. Nuk janë numëruar bastionet e PD

Më: 26 prill 2021 Në ora: 19:28
Edi Paloka

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Durrës, Edi Paloka nëpërmjet një komunikimi për mediat deklaroi se shqiptarët votuan ndryshimin.

Ai gjithashtu theksoi se rezultati do të shihet kur të numërohen bastionet e djathta, të cilat sipas tij nuk kanë filluar ende.

“Tani po i del boja, ishte strategji e Ramës për të nxjerrë qendrat e votimit që janë bastionet e PS. Bastionet e PD s’janë numëruar. Prisni, ajo që kemi thënë, do të dalë.

Qytetarët shqiptarë kanë votuar për ndryshimin, ndryshimi do të vijë. Në 2017 nuk pati asgjë në Maminas, ne presim ndryshim të thellë në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë”, tha Paloka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat