Shqipëria vaksinon mbi 430 mijë persona kundër COVID-19

Shqipëria

Shqipëria vaksinon mbi 430 mijë persona kundër COVID-19

Më: 28 prill 2021 Në ora: 21:55
Ilustrim

Ish-ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë Ogerta Manastirliu, ka treguar se që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 e deri më tani janë vaksinuar 433 mijë e 628 persona.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Manastirliu ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 16 mijë e 773 vaksinime.

Kujtojmë se synimi ishte që deri në fund të muajit maj të vaksinoheshin 500 mijë persona.

Ndërsa ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 123 raste të reja dhe 3 humbje jete si pasojë e COVID-19.

Po ashtu janë shëruar 724 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107 mijë e 887 që nga fillimi i epidemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat