Marius Dema, autori i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema në Tiranë është vetëdorëzuar në polici.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se pas negociatave me avokatët dhe familjarët, është vetëdorëzuar Marius Dema dhe Frenkli Myftari, një nga personat që ishte shpallur në kërkim për ngjarjen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Qema është vrarë nga 28-vjeçari Marius Dema, me të cilin kishte qenë edhe i ulur në një lokal në lagjen “5 Maji”. Por nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes se përse 28-vjeçari e ka qëlluar me plumb në gjoks duke i marrë edhe jetën.
Personat e tjerë të shpallur në kërkim për veprën penale moskallëzim krimi janë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi.
Bëhet e ditur se një prej personave të shpallur në kërkim për moskallëzim krimi është edhe i dashuri i Babe G, Blerim Hoti, njëkohësisht edhe mik i ngushtë i reperit Stresi.