Humb jetën legjenda Ahmet Golemi

Shqipëria

Humb jetën legjenda Ahmet Golemi

Më: 15 maj 2021 Në ora: 09:31
Ahmet Golemi

Ndahet nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 85-vjeçare një nga boksierët më të mirë shqiptar, Ahmet Golemi.

Lajmin e bëri të ditur i biri përmes rrjeteve sociale.

Bëhet e ditur se ai është shpallur 5 herë kampion i peshës së tij në vendin tonë. Golemi do mbahet mend gjatë për kontributin e dhënë në në boks derisa regjimi i asaj kohe e ndaloi si sport, por edhe për dënimin e paprecedentë të bërë në kohën e komunizmit për agjitacion dhe propagandë.

Ahmet Golemi ishte nga ata që u ndëshkua dhe u burgos ndër të tjera, sepse festoi një nga fitoret legjendare të Cassius Clay, atë kundër George Foreman në 1974, në Kinshasa të Kongos. Ai u ndëshkua me burg edhe sepse bleu një tortë 250 lekëshe për të festuar këtë fitore.

Në vitin 1979 ai u dënua me 5 vite në burg. Pas viteve 90′ ai kujtohet për komentimin e ndeshjeve të boksit dhe zërin e tij kumbues, duke qenë padyshim komentatori më i mirë i boksit në vend merituar çmimin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat