KAS rrëzon kërkesën ankimore të PD për administrimin e 19 provave shtesë për qarkun Tiranë

Shqipëria

KAS rrëzon kërkesën ankimore të PD për administrimin e 19 provave shtesë për qarkun Tiranë

Më: 25 maj 2021 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që të rrëzojë kërkesën ankimore të koalicionit PD-AN për administrimin e 19 provave shtesë për zgjedhjet në qarkun e Tiranës.

“KAS pasi u tërhoq për vendimin në lidhje me provat e depozituara për këto kërkesa ankimore dhe për provat që të merren shtesë, vendosi që të administrojë të gjitha provat e depozituara nga palët ankimore se bashku me kërkesat ankimore dhe ato që u depozituan nga përfaqësuesi i PD-AN. Të rrëzojë kërkesën e kandidatit Bojken Abazi për të kryer ekspertizë për një sërë fletësh votimi për qarkun Tiranë.

Të rrëzojë me shumicë votash  kërkesën e PD AN për kërkimin e 19 provave shtesë. Të rrëzoje më shumicë votash kërkesën e Bojken Abazit për administrimin e kamerave në shkollën ‘Arben Borci’ dhe të qendrës së votimit në këtë shkollë. Në zbatim të nenit 36 të kodit zgjedhor pika dy, dy anëtarë të KAS kërkojnë që materiali që është këqyrja e  pajisjeve të identifikimit biometrik për qarkun Tiranë dhe të qarqeve të tjera të administrohen si provë.

Kërkojmë që materialet filmike nga ora 18:50 derisa të ketë funksionuar kamera  në QV të pretenduar nga Bojken Abazi, po ashtu të administrohet si provë”, tha relatori i KAS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat