Nisma e PS për shkarkimin e Metës, BE: Zgjedhjet e 25 Prillit plotësuan kushtet për negociatat

Shqipëria

Nisma e PS për shkarkimin e Metës, BE: Zgjedhjet e 25 Prillit plotësuan kushtet për negociatat

Më: 25 maj 2021 Në ora: 18:45
Ambasadori i BE në vendin tonë Soreca

Ambasadori i BE në vendin tonë Soreca ashtu si në rastin e “Non Gratta” të ish presidentit Sali Berisha, nuk ka pasur koment për komisionin parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Pyetjes për këtë zhvillim nga ana e maxhorancës, zoti Soreca është shprehur se këto janë cështje që i takojnë punëve të brendshme të Shqipërisë.

Ndërkaq nuk ka ngurruar të vlerësojë zgjedhjet e 25 prillit si proces.

Madje ai eci edhe më tej duke thënë se janë pikërisht këto zgjedhje që përmbushën kushtet e celjes së negociatave që priten së shpejti nga KE. Për zotin Soreca edhe në raportin paraprak të OSBE/ODIHR është vlerësuar procesi zgjedhor në ditën e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat