Trondit Ilir Demalia, tregon se çfarë e ka fundosur Sali Berishën në SHBA

Shqipëria

Trondit Ilir Demalia, tregon se çfarë e ka fundosur Sali Berishën në SHBA

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:35
Ilir Demalia

Analisti Ilir Demalia ka komentuar vendimin e DASH për shpalljen non grata të Sali Berishës.

Demalia tha se ai nuk ka qenë momental, por është hetuar për vite me radhë. Ai tregoi se ka parë kabllogramet nga ambasada për takimin e Berishës me Bill Clintonin dhe rezulton se ai ka qenë kundër për pavarësinë e Kosovës. Sipas tij në  kabllograme shkruhet tekstualisht që ka qenë Aleksandër Meksi ai që ka thënë se duhet të luftojmë për pavarësinë e Kosovës.

“Sali Berisha ka qenë në proces hetimi për një kohë të gjatë dhe jo më larg se dje unë po shikoja kabllogramet nga ambasada kur është takuar Sali Berisha me Bill Clintonin dhe kabllogramet e ambasadës janë që Sali Berisha nuk është për pavarësinë e Kosovës.

Kjo që po them është në librarinë e Presidentit Bill Clinton. Aty shkruhet tekstualisht që është Aleksandër Meksi ai që thotë se duhet të luftojmë për pavarësinë. Ju e dini shumë mirë sepse keni qenë afër Sali Berishës dhe i di konfliktet e tij me Amerikën”, tha Demalia në MCN TV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat