Pamjet/ Vëllezërit heqin rripat e pantallonave për të rrahur njeri-tjetrin

Shqipëria

Pamjet/ Vëllezërit heqin rripat e pantallonave për të rrahur njeri-tjetrin

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 19:09
Vëllezërit heqin rripat e pantallonave për të rrahur njeri-tjetrin

Të ftuar në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër të cilët prej kohësh janë në konflikte me njëri-tjetrin dhe nuk flasin. Eduardi ka marrë një kredi prej 15 milionë Lekësh në vitin 2008 për vëllain e tij Gramozin, i cili kishte një biznes të gjësë së gjallë. Për arsye të shumta, kjo kredi nuk është paguar akoma dhe tani ka shkuar rreth 30 milionë Lekë.

Tani Eduardi i kërkon vëllai të tij Gramozit që të paguajë Lekët e kredisë sepse banka po e shqetëson atë dhe se mund t’ia marrë të gjitha pronat që ka. Në një moment në studio situata degradoi… Të dy vëllezërit hoqën rripat e pantallonave për të gjuajtur njëri-tjetrin. Edhe fjalori i tyre degradoi dhe dy vëllezërit u ofenduan me fjalë banale.

Në moment ka hyrë stafi i emisionit që i ka ndarë nga sherri, duke shmangur kështu çdo pasojë tjetër.

Eni Çobani: Ja të tilla janë debatet të cilat degjenerojnë më pas në të tilla reagime që nuk janë normale, as etike, kërkoj ndjesë për këtë situatë të përkeqësuar.

Eduardi: Ma shkatërrove familjen, ma shkatërrove...

Eni  Çobani: Nuk është forma e duhur me të cilën ju duhet të komunikoni, jeni vëllezër, ju lutem.

Eduardi: Ik se nuk është vëlla ky palaço.

Eni Çobani: Zoti Gramoz, ju jeni njeriu i cili në një formë apo në një tjetër e keni sjellë këtë shqetësim. E kuptoj që dhe juve iu janë bërë shumë probleme gjatë jetës, por ky borxh duhet larë dhe do ju lutesha shumë që të na jepnit zgjidhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat