​Shënojnë rritje rastet me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria

​Shënojnë rritje rastet me COVID-19 në Shqipëri

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2108 testime.

Nga ta 15 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar një rritje krahasuar me ditët e fundit.

Ndërkohë, fatmirësisht asnjë person nuk ka ndërruar jetë, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 6 persona.

Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat