Dritan Leli “detyron” Ramën të mbledhë vetë mbeturinat, kryeministri: Turp!

Shqipëria

Dritan Leli “detyron” Ramën të mbledhë vetë mbeturinat, kryeministri: Turp!

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 13:45
Pamje nga videoja

Për të treguar se kryebashkiaku Dritan Leli nuk po e bën punën siç duket, kryeministri Edi Rama ka befasuar sot, teksa shfaqet në një video të publikuar nga vetë ai, duke pastruar mbeturinat në Vlorë.

Rama është ndalur në një fushë sportive në qytetin bregdetar, ndërsa i është përveshur punës, ku ka pastruar ambientin që ishte mbushur me plehra.

“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin,  nga jo nderi, por nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë, një qytet, një komunitet, por edhe një bashki. Në radhë të parë ata që vijnë dhe luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin, mos t’i hedhin.

Ata që duhet ta mirëmbajnë, bëjnë mirë që të vijnë t’i pastrojnë përpara sesa të lindë dielli dhe njerëzit të kalojnë anash, shqiptarë dhe të huaj, dhe të shohin këtë pamje që është turp”, thotë kryeministri, teksa merr me vështirësi frymë nga lodhja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat