Përplasen tre automjete në aksin Lezhë-Milot, lëndohen dy pasagjerë

Shqipëria

Përplasen tre automjete në aksin Lezhë-Milot, lëndohen dy pasagjerë

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 10:09
Ilustrim

Një aksident trefishtë është regjistruar ditën e sotme në aksin Lezhë-Milot në afërsi të një karburanti.

Mësohet se në aksident janë përfshirë mjetet me drejtues J.K., banues në Maqedoni, I.B., banues në Kosovë dhe K.M., banues në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes dy pasagjerë kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa shoferët janë shoqëruar në komisariatin e policisë Lezhës.

Sakaq grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit J.K., banues në Maqedoni, I.B.,banues në Kosovë dhe K.M., banues në Lezhë.

Kanë marrë dëmtime të lehta shtetaset S.B.dhe H.M., të cilat ishin pasagjere në këto mjete.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat