Anulim fluturimesh në Rinas/ Revoltohen pasagjerët

Shqipëria

Anulim fluturimesh në Rinas/ Revoltohen pasagjerët

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 20:56
Rinas

Anulimi i disa fluturimeve nga Shqipëria drejt Italisë ka krijuar pakënaqësi në radhët e pasagjerëve dhe turistëve të huaj në aeroportin e Rinasit. Ata akuzojnë kompanitë fluturuese për papërgjegjshmëri, pasi thonë se nuk kanë marrë njoftim. Sipas tyre, ngjarjet e tilla shkaktojnë kosto jo vetëm ekonomike, por edhe personale për shkak të mos prezencës fizike pranë njerëzve të afërt.

Një grevë e kontrollorëve në Itali është bërë shkak për anulimin e disa fluturimeve nga Shqipëria drejt Italisë.

Kjo ka krijuar kaos e pakënaqësi tek udhëtarët të cilët shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht .

Me valixhe ndër duar dhe të ardhur nga rrethet që në orët e para të mëngjesit , shprehen se ndihen shumë të zhgënjyer nga e gjithë situata. Në një situatë të paprecedentë u gjendën edhe turistët e huaj.

Akuzojnë kompanitë turistike për papërgjegjshmëri ,pasi minimalisht duhet t’i njoftonin udhëtarët 24 orë më parë.

“Si i bëhet nuk e dimë, na janë anuluar bileta. Kur bëmë çekinin duhet të ishim lajmëruar, të na thoshin se është anuluar. Vjen tjetri nga larg, vijmë për të bërë çekin, dhe a thonë se është anuluar avioni. Kemi fëmijë të vegjël, ku do rrimë tërë ditën. Nuk kishim asnjë njoftim as asgjë."- shprehen ata.

Pasagjerët thonë se ngjarje të tilla sjellin gjithnjë problem, përfshirë këtu kostot ekonomike apo edhe mungesën fizike pranë njerëzve të afërt.

“Ju lutem bëni ça është e mundur t’i zgjidhni këto gjëra, sepse populli nuk mund të durojë të gjitha këto që bëni, nuk është faji jonë. Të bëhen të përgjegjshëm. Vijmë nga jashtë, dhe kur ikim jemi të zhgënjyer nga vendi ynë.”

Të lodhur nga kjo situate janë dhe fëmijët.

“Po është shumë e lodhshme të presësh”.

Udhëtarët kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga agjencitë turistike dhe shmangien në maksimum të situatave të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat