Mbërrin i nxehti afrikan/ Nesër në mesditë termometri shënon 42 °C

Shqipëria

Mbërrin i nxehti afrikan/ Nesër në mesditë termometri shënon 42 °C

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:22
Ilustrim

Masat ajrore me origjine afrikane që kanë përfshirë sot vendin tonë bënë që të kemi rritje të ndjeshme të vlerave termike. Temperaturat sot në vlerat ditore kanë një luhatje nga 18°C deri në 40°C ndërkohë që nesër parashikohet që temperaturat të jenë më të larta.

MeteoAlb parashikon që zona bregdetare dhe zona e ulët nesër do të jetë dominuese e motit të kthellët gjatë gjithë ditës dhe temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mengjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 42°C.

Ndërsa zona malore parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash në oret e mesditës dhe pasdites  por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Ministria e Mbrojtjes u kërkon strukturave të mbrojtjes civile të vijojnë të jenë në gatishmërinë të plotë për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga zjarri.

Gjithashtu i bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zonat ku paraqitet rrezik më i lartë, gjithashtu të gjithë ata që shkaktojnë situata të tilla nga pakujdesia apo të qëllimshme do të vihen përpara përgjegjësisë penale.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për menaxhimin e çdo situate emergjente që mund të përballemi gjatë këtyre ditëve të nxehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat