Kreu i Antiterrorit zbardh detaje nga operacioni në Al hol

Shqipëria

Kreu i Antiterrorit zbardh detaje nga operacioni në Al hol

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 09:25
Gledis Nano

Kreu i Antiterrorit, Gledis Nano ka  zbardhur në detaje nga operacioni i riatdhesimit të 19 shqiptarëve nga kampi Al Hol në Siri.

Sipas Nanos, janë edhe rreth 30 persona të tjerë në kamp Al Hol, pasi një pjesë  e madhe e personave nuk  kanë bashkëpunuar.

“Sa i takon atyre që kanë ikur për luftë, një pjesë e tyre janë larguar dhe fshehur në terren, dhe një pjesë mund të kenë humbur jetën si pasojë e luftimeve. Ne do të vazhdojmë punën tonë, se kemi ndaluar asnjëherë.

Është një proces që paralelisht me ndërhyrjen tonë, është procesi i integrimit. Ndaj kërkon kohë. Pjesa më e madhe të tjerëve janë në Al Hol. Nuk janë bashkëpunues, i fshihen punonjësve që të bashkëpunojnë per rikthimin e tyre”,  është shprehur Nano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat