“Benz-i” merr flakë në ecje, shpëton mrekullisht 23-vjeçari

Shqipëria

“Benz-i” merr flakë në ecje, shpëton mrekullisht 23-vjeçari

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 22:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në dalje të tunelit  Tiranë-Elbasan.

Mjeti është djegur pjesërisht, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I.K., 23 vjeç, banues në Tiranë , në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti  është djegur pjesërisht.Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat