Kryeministri Rama zbulon vendimin e parë të qeverisë

Shqipëria

Kryeministri Rama zbulon vendimin e parë të qeverisë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 10:35
Qeveria Rama 3

E plotësuar (11:19)  “Bashkëqeverisja”, një platformë që nisi si një hapësirë për zgjidhjen e problemeve qytetare do të marrë formën e një ligji në mandatin e tretë të qeverisë Rama. Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e parë të qeverisë se ky do të jetë edhe vendimi i parë i këtij kabineti që do të dërgohet në Kuvend për të marrë formën e ligjin që parashikon sanksione dhe çdo gjë tjetër për çdo punonjës të shtetit duke nisur që nga ministrat që nuk i rri në kohë hallit  të qytetarit si të ishte babai apo nëna e tij.

“Do ketë një rubrikë të re për çdo denoncim. Kush nuk do të thotë të vërtetën do marrë përgjegjësinë morale dhe ligjore në lidhje me akuzën, pretendimin dhe denoncimin. Unë jap një porosi që nuk ndryshon. Vendin nuk ta mbaj unë duhet ta mbash vetë. Kjo vlen për dyshemenë ku shkel. Kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me organet ligjzbatuese dhe jo me mua as me qeverinë. As mua as partisë socialiste nuk do na kenë mbrapa kush do hedhë një hap larg kësaj dyshemeje. Kush abuzon me fonde publike.

Nga llafet dhe akuzat nuk do shpëtojnë kurrë edhe sikur të flini vetëm gjumë., Mund dhe puna janë ato që vlejnë. Të tjerat i merr të gjitha era e harresës. Mos u shpërqendroni nga sulmet e padrejta dhe thashethemet. Nuk më intereson asnjë reformë, asnjë investim, asnjë rrugë dhe nuk do pranoj asnjë justifikim para cilësisë së marrëdhënieve të kësaj qeverie me çdo njeri që troket në derën tonë për të zgjidhur një hall. Kjo derë është platforma e bashkëqeverisjes.

Vendimi i parë i kësaj qeverie është që kjo platformë të kthehet në ligj. Do çohet në kuvend. Një gjë është me rëndësi të thuhet. Marrëdhëniet me publikun nuk mund të jetë opsionale. Duhet të lini çdo gjë kur një qytetar ndodhet pa adresë për shkak të zinxhirit të varësisë suaj që nuk e përfill. Duhet të silleni sikur qytetari të ishte babai juaj, nëna juaj. Për ata duhet të tundni gjithçka. Nuk ka shkop magjik për funksionimin e të gjithë institucioneve sepse kjo do kërkojë kohën e vet.

Nga gropa e zezë e institucioneve me tym qoftesh nuk kemi bërë pak por nuk mund të bënim gjithçka. Sepse bota ka ndërtuar me shekuj dhe nuk i ka shembujt e shkatërruar. Ne këtu dhe ju këtu mund të rrini me shkop në kokë shefave, përgjegjësve. Do lutesha ta lexoni vetë ligin e ri të bashkëqeverisjes. Ta konsideroni libër të shërbimeve ndaj publikut”, tha Rama

***

Rama këshilla ministrave si të sillen me opozitën  

Në mbledhjen e parë të qeverisë, kryeministri Edi Rama i ka njohur ministrat me Kodin Etik. Rama kërkoi respektimin e këtij kodi, në të kundërt tha se ka dy rrugë ndjesa publike ose largimi.

Kreu i qeverisë ndër të tjera e vuri theksin edhe tek marrëdhënia me Parlamentin, ku kërkoi respektimin e marrjes pjesë në komisione apo seancat plenare. Gjithashtu Rama u ndal edhe tek raportet me opozitën, ku kërkoi edhe njëherë të mos ketë kundërpërgjigje.

 “Ndërhyrjet klanore dhe klienteliste për vende pune në shtet. Dera duhet të jetë  e hapur për ekselentët. Pandemia na ka mësuar gjëra me vlerë të madhe. Mund të na duhet të rikthehemi te kombinimi i punës në zyrë me atë në distancë. Duhet të shkojmë përtej pandemisë me këtë që na ka sjellë dhuratë koha. Etika për marrëdhëniet me Parlamentin. Ka nevojë për plotësime. Ju lutem të gjithëve prania juan në komisionet parlamentare nuk duhet të vihet në diskutim përveç në raste ekstreme të lajmëruara më parë. Ashtu sikundër përveç raste pamundësie vetëm për arsye pune nuk duhet të vihet prania juaj në hapjen e seancave të Kuvendit. Ky është minimumi etik. Kjo qeveri duhet të ndërtojë një marrëdhënie të tërë komunikimi. Një tjetër shkelje etike e mandatit të shkuar ka qenë dalja e ministrave me letra individuale drejtuar Komisionit të Kuvendit. Është absurde q ministri jo të mos mbrojë me argumenta një vendimmarrje të qeverisë. Ka vetëm një sektor për të cilin punon e gjithë qeveria dhe është Shqipëria. Ne nuk do i kundërpërgjigjemi me formatin e vjetër fletë-rrufeve të konferencave të shtypit të opozitës. Nuk duhet të çojmë dëm asnjë ditë duke u marrë me e lagu se lagu me opozitën,” deklaroi Rama

***

Kryeministri Edi Rama njohu ministrat e rinj në mbledhjen e qeverisë me një kod etik në lidhje me përfitimet për shkak të detyrës duke u bërë të ditur që nuk duhet të përfitojnë që nga dhuratat për shkak të detyrës deri te udhëtimet e punës. Rama u shpreh se çdo dhuratë që marrin anëtarët e kabinetit për shkak të detyrës do të ruhet në një magazinë të posaçme.

Ai u shpreh se para vitit 2013 kjo magazinë ka qenë bosh ndërsa shtoi se ata që ikën para këtij viti jo vetëm që nuk lanë asgjë por morën objekte të kryeministrisë deri te kompjuterat deri te lugët dhe pirunjtë. Ai paralajmëroi sanksione për rastet kur abuzohet me shpenzimet për udhëtime pune apo për të organizuar darka me buxhetin e shtetit.

“Sot kryeministria ka një magazinë të posaçme ku ruhen të gjitha dhuratat për shkak të detyrës pavarësisht vlerës së tyre. Deri në vitin 2013 nuk u la në këtë godinë asnjë dhuratë. Zero. Madje jo vetëm nuk kanë lënë atë që kanë marrë por kanë marrë piktura, kompjtuera, lugë, pirunj, filxhanë. Çdo gjë duhet shkruar në aneksin e kodit. Çdo gjë duhet dorëzuar në stok. Të gjitha mund të tingëllojnë si gjëra të vogla por në fakt janë norma të zbatuar në të gjitha shtetet që meritojnë të quhen të tilla.

Të gjithë do i nënshtrohen detyrimeve etike dhe është detyra juaj të ndiqni ecurinë e zbatimit të këtyre rregullave. Ky popull nuk i ka borxh askujt karshillëkun e lloj llojshëm. Një tjetër aspekt është respektimi i kolegjialitetit. E sjell këtë në vëmendjen tuaj si nevojë për të mbajtur parasysh se komunikimi është shtrirë gjerësisht edhe në rrjetet sociale. Më kanë bërë të ndihem keq disa raste drejtorësh që organizojnë mbledhje kolektivi. Nuk mund të organizohen festa të tilla me fonde. Pastaj për të kaluar te udhëtimet jashtë vendit.

Asnjë grup apo kolektiv apo asnjë drejtues institucioni që nuk ka marrë miratimin tuaj. Dokumenti për rregullat duhet të parashikojnë sanksione për çdo rregulla të normave etike që do miratohet në mbledhjen e tretë të qeverisë. Shpenzimet për udhëtimet jashtë shtetit, që nuk do të mbyllet nuk do paguhet nga thesari i shtetit. Kjo do të shtrihet në të gjitha nivelet e larta drejtuese. Është e pajustifikueshme të mos mbetet asnjë gjurmë një pjesë e kontakteve për jashtë. Të ikësh dhe vish për punë shteti pa lënë asnjë gjurmë nuk është normale”, tha Rama

***

Pas betimit në Presidencë të qeverisë Rama 3, pritet që në orën 10:30 Këshilli i Ministrave të mbajë edhe mbledhjen e parë të qeverisë.

Tch ka mësuar edhe vendimet e pata që do të diskutohen në mbledhje.

Pak më parë teksa lanë ambientet e Presidencës, Rama bashkë me ministrat e kabinetit të tij i janë drejtuar në këmbë ambienteve të Kryeministrisë.

REND DITE

PROJEKTLIGJE:

Për bashkëqeverisjen.

KRYEMINISTRI

Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

KRYEMINISTRI

Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020.

MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

MINISTRI I BRENDSHËM

Për ratifikimin e konventës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.

MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË

PROJEKTVENDIME:

Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore për Media dhe Informim.

KRYEMINISTRI

Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.830, datë 15.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Kodit Etik Ministror”.

KRYEMINISTRI

Për disa shtesa në vendimin nr.187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar”.

KRYEMINISTRI

Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos – Kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit dhe caktimin e Bashkisë Durrës si njësi zbatuese.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI DHE MINISTËR I SHTETIT PËR RINDËRTIMIN DHE PROGRAMIN E REFORMAVE

Për miratimin, në parim, marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).

MINISTRI I BRENDSHËM

11.Për miratimin, në parim, të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

MINISTRI I BRENDSHËM

Për miratimin, në parim, të ndryshimit nr.14 të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme, të ratifikuar me ligjin nr. 174/2013.

MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË

Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”.

MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË MINISTRI I INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

Për punësimin në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes së sportistëve, që përfaqësuan denjësisht kombin shqiptar me rezultatet e tyre në Lojërat Olimpike 2020.

MINISTRI I ARSIMIT DHE SPORTIT

MINISTRI I MBROJTJES

Për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Elidiana Kasa.

MINISTRI I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

16.Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatë Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, e cila vepron përmes Ambasadës Zvicerane në Shqipëri mbi projektin “Shkollat për shëndetësi”, faza e parë, mars 2021 – shkurt 2025, një projekt dypalësh bashkëpunimi dhe zhvillimi”.

MINISTRI I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

MINISTRI I ARSIMIT DHE SPORTIT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat