Shemben edhe dy objekte pa leje në zonën e plazhit Radhimë-Orikum

Shqipëria

Shemben edhe dy objekte pa leje në zonën e plazhit Radhimë-Orikum

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Inspektorati i mbrojtjes së territorit vazhdon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e plazhit Radhimë-Orikum.

Në ditën e dytë të operacionit “bregdeti ynë”, IKMT prishi dy objekte.

Ndërsa nuk pati kundërshti nga ana e pronarëve, të cilët u lejuan fillimisht që të boshatisnin ambientet.

Në total në zonën e plazhit të Radhimës dhe Orikumit janë parashikuar të shemben 15 objekte, katër prej të cilave tashme janë prishur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat