5 ditë nën tokë, gjendet trupi i pajetë i minatorit në Bulqizë

Shqipëria

5 ditë nën tokë, gjendet trupi i pajetë i minatorit në Bulqizë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 00:45
Minatori Muharrem Plaku

Trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku u gjet mbrëmjen e sotme në galerinë ku ishte i bllokuar prej 5 ditësh, në Bulqizë.

60-vjeçari do të nxirret nga minierat në Zonën e Parë të nëntokës për t’u dërguar drejt morgut të qytetit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 të së mërkurës. Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi teknikun e minierave brenda.

U deshën 5 ditë punë pa ndërprerje nga grupi i Avari Shpëtimit dhe kolegët e tij, që larguan dhjetëra tonë minerale me mjete të thjeshta derisa ekipi gjurmoi trupin e pajetë të Plakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat