Rama dhe Nikolla urojnë nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor

Shqipëria

Rama dhe Nikolla urojnë nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 10:33
Shqipëri

Nën masat e rrepta anticovid dhe vaksinimit të detyruar për mësusit, rreth 480 mijë nxënës në sistemin parauniversitar në të gjithë vendin do të nisin sot vitin e ri shkollor.

Si çdo vit nuk mund të mungonin as urimet e politikanëve. Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se uron çdo nxënës për një vit sa më të mbarë dhe të suksesshëm shkollor për një të ardhme më të mirë.

“MIRËMËNGJES dhe me zilën e parë që bie për disa nga shkollat e reja të rindërtuara pas tërmetit, uroj përzemërsisht çdo nxënës që nis sot vitin e ri shkollor, shumë suksese e mbarësi në këtë rrugëtim të bukur dijeje për të ardhmen", shkruan Rama.

Edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot fillimin e vitit të ri shkollor.

Zonja Nikolla ka uruar të gjithë fëmijët anë e mbanë Shqipërisë dhe është shprehur besimplotë në këtë vit të ri mësimor.

“Të dashur nxënëse e nxënës, Të dashur mësuese e mësues, Të dashur prindër! Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju uroj të gjithë fëmijëve të Shqipërisë një vit të suksesshëm shkollor!

Të gjithë jemi me mendje e zemër tek ju dhe do të bëjmë më të mirën që edhe në sfidë me vështirësitë e pandemisë të merrni cilësinë e merituar të dijes në çdo klasë e shkollë të vendit.

Jam besimplotë që mësuesit do të jenë krah jush dhe prindërve tuaj me përpjekjen e çdo dite për t’u ngritur mbi vështirësitë e kohës.

Beteja për dijen është më e bukura e jetës. Suksese dhe një vit të mbarë!“, shkruan në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat