Sali Berisha nis mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar

Shqipëria

Sali Berisha nis mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 22:54
Sali Berisha

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herë, ish-kryeministri shqiptari Sali Berisha ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të delegatëve për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të PD.

Sali Berisha kërkon që Kuvendi të vendosë përmes një referendumi nëse vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e tij ishte i drejtë apo jo.

Ish-kreut të PD-së do t’i duhet, sipas statusit të partisë, që të mbledhë nëshkrimet e afërisht 1500 delegatëve.

Më herët, Basha është përgjigjur se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të diskutuar vendimet e SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat