PD paralajmëroi padi ndaj saj, Kokalari i përgjigjet “dhëmb më dhëmbë” Bashës

Shqipëria

PD paralajmëroi padi ndaj saj, Kokalari i përgjigjet “dhëmb më dhëmbë” Bashës

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 00:41
Evi Kokalari

Partia Demokratike reagoi në lidhje me deklaratën e aktivistes shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, e cila gjatë takimit me demokratët në Durrës, tha se përjashtimi i Sali Berishës u këmbye me mbylljen e dosjes së korruptuar të Lulzim Bashës që është në Amerikë.

Në statusin e saj PD ka konsideruar shpifje deklaratën e Kokalarit duke paralajmëruar edhe padi ndaj saj.

Nuk ka vonuar dhe përgjigjja e aktivistes Evi Kokalari ndaj PD dhe Lulzim Bashës.

“Hej Lulzim Basha, jepi, sille!!! Ndërkohë do të kthehem në Shtetet e Bashkuara dhe do të punoj ngushtë me anëtarët e Kongresit për të kuptuar nëse akuzat ndaj teje për pagesa të paligjshme ndaj një firme lobuese në Uashington DC janë rrëzuar, dhe nëse po, PSE?”, shkruan ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat