Ilaçet kontrabandë për të prekurit me COVID, një tjetër administrator i arrestuar

Shqipëria

Ilaçet kontrabandë për të prekurit me COVID, një tjetër administrator i arrestuar

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Arrestohet një tjetër administrator lidhur me kontrabandimin e ilaçeve gjatë periudhës së pandemisë. Në vijim të operacionit “Përfitimi” sot është arrestuar S.T 57 vjeç, administrator i një rrjeti farmaceutik. 57 vjeçari në bashkëpunim me 6 tjerët të arrestuar disa ditë më parë dhe të liruar sot, kryenin kontrabandë të ilaçeve anti-COVID dhe i shisnin ndaj personave të prekur nga koronavirus.

“Vijon operacioni “Përfitimi”. Kapet dhe vihet në pranga 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni. Në vijim të operacionit policor të koduar “Përfitimi”, finalizuar me datë 08.10.2021, nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 6 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në vijim të operacionit, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe sherbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. T, 57 vjeç, administrator i një rrjeti farmaceutik. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë”, thotë policia.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 6 të arrestuarit e parë, por ndryshe kanë vendosur togat e zeza, duke i lënë të gjithë arrest shtëpie.  Bëhet fjalë për Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie; Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie; Margarita Xhaxhiu 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë; Jani Papuli 66 vjeç, i punësuar nga Margarita Xhaxhiu; Florian Lila 40 vjeç, administrator i një farmacie; Bashkim Osmani 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Gjatë hetimeve 10 mujore, oficerët e policisë kanë kryer blerje të stimuluara në këto biznese, duke dokumentuar edhe aktivitetin e kundraligjshëm të shitjeve dhe tregtimit të ilaçeve kontrabandë.

Ndërkohë operacioni është në vijim dhe mund të ketë të arrestuar të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për  veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat