Punimet për pallatin u kanë dëmtuar shtëpitë, institucionet heshtin

Shqipëria

Punimet për pallatin u kanë dëmtuar shtëpitë, institucionet heshtin

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 18:22
Punimet për pallatin

Kjo gropë e madhe është hapur pranë zonës së ish-parkut të autobusëve për ndërtimin e një pallati 10-katësh dhe 4 kate nëntokë.

Gërmimet që kanë bërë punonjësit e firmës së ndërtimit kanë dëmtuar shtëpitë përreth duke krijuar plasaritje në muret e shtëpisë.

Pëllumb Shabani, kryefamiljar i njërës prej shtëpive, shprehet se firma që po ndërton pallatin ka kaluar vijën ndarëse dhe po prek tokën e tyre, duke i rrezikuar shtëpitë.

"Bisedova me atë inxhinieren i thashë mos gërmo shumë se më rrëzon shtëpinë. Ajo më tha "unë po punoj në kufirin tim". Vazhdo derisa erdhi në këtë gjendje që e shikoni ju sot. E vuri rrethimin dhe e hoqi, për çfarë e hoqi? Për të m'u futur mua këtej? Kërkoj nga ju që ai të vijë dhe të marrë masa që mua mos më bjerë shtëpia. Unë nuk po fle brenda, po bëj roje shtëpie. E kam me hipotekë, me letr, me të gjitha," tha Shabani.

Sipas Fitim Bejkos, një tjetër person i dëmtuar nga punimet thotë se dhe pse është ankuar në të gjitha institucionet, ende nuk është marrë asnjë masë konkrete .

"Mua ma ka marrë 2 metra aty. Institucionet këtu ka mbaruar, s'kemi lënë polici, rajon, bashki, INUK e IKMT. Ne na ka ngelur vetëm vetëgjyqësia. Bëj kërkesë thotë INUK-u, të protokollohet, të vijë në INUK, të shikojmë grafikun kur d o na vijë ne data," tha ai.

Ora News kontaktoi me numrin e vënë në dispozicion nga zhvilluesi kompaninë “G-Kam” me subjekt ndërtues “Shyze SHPK”.

Edhe pse në komunikim na u premtua se do të kishim një komunikim me juristen e kompanisë për një sqarim të hollësishëm por deri më tani askush nga firma nuk ka telefonuar për të dhënë një sqarim.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat