Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

Shqipëria

Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 11:41
Ilustrim

Pas një jave me shumë shi, java që vjen parashikohet tipike e stinës së vjeshtës, me mot me vranësira, por edhe me ditë me diell.

Sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak, ditën e nesërme (e hënë) parashikohet një mot me vranësira mesatare dhe të dendura, por edhe me intervale të herëpashershme me diell. Në zonën e jugut priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar, ndërsa në zonën e qendrës reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe kryesisht orët e drekës.

Duke nisur nga dita e martë deri në mesditën e ditës së enjte vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, pa munguar vranësirat kalimtare.

Gjatë ditës së enjte, pas orëve të mesditës nis depërtimi i vranësirave, ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugperëndimit parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët.

Java mbyllet me ditën e premte me mot me vranësira të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash në të gjithë territorin. Në orët e vona të mbrëmjes, në veriperëndim dhe jugperëndim, intensiteti i reshjeve do të jetë deri i lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat