Dhunohet për shkak të detyrës kretari i Bashkisë së Selenicës, arrestohet autori

Shqipëria

Dhunohet për shkak të detyrës kretari i Bashkisë së Selenicës, arrestohet autori

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Kryetari i Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj është dhunuar për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Policia bën me dije se ka arrestuar autorin e dyshuar, i cili është një 57-vjeçar me inicialet P.B.

Në njoftimin e saj, policia thotë se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së Binajt, por nuk ka detaje të tjera mbi sherrin që ka pasur autori me kryebashkiakun.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat