Favorizuan 4 raste të trafikut të kanabisit, merret vendimi për 4 efektivët

Shqipëria

Favorizuan 4 raste të trafikut të kanabisit, merret vendimi për 4 efektivët

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë "Arrest në burg" për shtetasit Leon Ndrecaj, Leonard Kola, Zef Lalaj, Ilir Prengaj, Ylli Veshi, Gjin Kola, Aleks Këdheli, Tanush Lekgegaj dhe Miri Rrapi, të vënë në pranga si pjesë e një grupi kriminal që kultivonin dhe shpërndanin kanabis.

Në fuqi u lanë masat edhe për 4 efektivët Zamir Mehaj, Alfred Ndoj, Fatmir Alija dhe Petrit Florini të akuzuar se ndihmonin kultivuesit, duke i treguar se kur do shkonte policia për kontrolle në zonë.

Në kërkim për këtë dosje vazhdojnë të jenë edhe 7 persona të tjerë, për të cilët u la në fuqi masa dhënë nga Gjykata.

Operacioni

Operacioni, i cili nisi mbremjen e se mërkurës, (20 tetor 2021) përfundoi në orët e para të së enjtes (21 tetor) pasi policia nuk mundi të ekzekutontë të gjitha urdhërat e arrestit të dhëna nga SPAK.

Njoftimi i plotë

Më datë 20.10.2021, Drejtoria e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në funksion të Procedimit Penal nr. 251/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ekzekutoi vendimin Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Nr. 82, datë 17.10.2020, për punonjësit e policisë si më poshtë vijon:

1. Inspektor  Zamir Mehaj, 48 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

2. Inspektor Alfred Ndoj, 32 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

3. Inspektor Fatmir Alija, 50 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

4. Inspektor Petrit Florini, 49 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Gjithashtu, në zbatim të këtij vendimi u ekzektua masa e sigurimit personal me efekt shtrëngues “Arrest me burg” dhe për arsye të mosgjetjes në banesë, u bë shpalja në kërkim kombëtar për:

5. N/Komisar Kastriot Bicukaj, 29 vjeç, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu në funksion të këtij procedimi, në zbatim të vendimit të Prokurorisë SPAK, nr. 400, datë 18.10.2021, janë kryer dhe një sërë veprimesh të tjera proceduriale hetimore në DVP Lezhë,  Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Komisariatin e Policisë Pukë, ku për pasojë subjekteve të hetimit u janë sekuestruar  telefonat celularë, të cilët do i nënshtrohen ekspertimeve kompjuterike.

Hetimet vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat