Shkëlqim Hajdari nxjerr prapaskenat dhe paralajmëron ‘tërmet’

Shqipëria

Shkëlqim Hajdari nxjerr prapaskenat dhe paralajmëron ‘tërmet’

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 07:45
Shkëlqim Hajdari

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari mendon se iniciativa e opozitës për ndryshimet Kushtetuese është në kohën e duhur, por mekanizmi nuk është i duhur.

Hajdari: Iniciativa e opozitës është në kohën e duhur, por mekanizmi nuk është i duhuri. Besoj te institucionet ligjzbatuese shqiptare. Dosjet që po dalin jashtë sistemit, është puna e këtij institucioni, ILDKP. Këtë institucion duhet ta fuqizojmë më shumë. Këtë vendim e merr politika. Kushtetutën e ndryshon politika. Kam punuar në prokurori. Nga ILDKP na kanë ardhur denoncime të niveleve të larta të nivelit më të lartë, por i ka pushuar sistemi i drejtësisë.

Instrumentet hetues, zbulues të IKLDP-së ose janë të pamjaftueshme ose janë jofunksionale. Nuk e di nëse është investiguar…

Hajdari: ILDPK është magazinë e madhe, e digjitalizuar, por kërkohet sinqeritet dhe vullnet që te opozita nuk po mungon. ILDKP është institucioni që do të furnizojë SPAK duke i vënë me shpatulla pas muri të korruptuarit. Por nuk bëhet kështu.

Çfarë pengese ligjore ka?

Hajdari: Jo nuk ka. Ne duam të bëjmë vettingun e politikanëve, pa i paragjykuar. Por se bën dot SPAK. Unë them; që ne ndryshojmë me ligj dhe ngarkojmë ILDKP që të gjithë zyrtarët që do të bëjnë vetting, duhet të plotësojnë deklaratën e posaçme të ky institucion. E merr këtë deklaratë, e administron dhe me të dhënat bën verifikime që këto që ka deklaruar ky nëse janë të vërteta apo jo. Nëse arrin në përfundim se nuk përputhet deklarimi i subjektit politik, ia çon SPAK për ndjekje penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat