“DASH ka folur troç”, Spahiu del me paralajmërimin e fortë për Bashën dhe Berishën

Shqipëria

“DASH ka folur troç”, Spahiu del me paralajmërimin e fortë për Bashën dhe Berishën

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:43
Kreshnik Spahiu

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një deklaratë të fortë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se nuk ka shance që Amerika t’i dorëzojë çelësat e filtrave në politikë, Lulzim Bashës.

Sipas tij, DASH ka folur troç: “Berisha me korrupsionin e tij, minoi demokracinë dhe pasuroi aleatët e tij”.

“Nuk ka shans që Amerika ti besoj Lulzimit, çelësat e filtrave në politik, sepse Departamenti Shtetit ka folur troç: “Berisha me korrupsionin e tij, minoi demokracinë dhe pasuroi aleatët e tij”.

E kush përfitoi më tepër nga korrupsioni dhe pushteti i Berishës?

Pa dyshim Lulzimi: 16 poste, në 16 vjet.”, shkruan Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat