Shembja e shtëpive te “5 Maji”, Rushaj pranë banorëve: Nesër i bëj kërkesë KLSH

Shqipëria

Shembja e shtëpive te “5 Maji”, Rushaj pranë banorëve: Nesër i bëj kërkesë KLSH

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 09:52
Alfred Rushaj

Shembja e shtëpive të dëmtuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2 vite më parë te “5 Maji” në Tiranë vijon edhe ditën e sotme.

Nënkryetari i PD Alfred Rushaj ka shkuar sot pranë banorëve të zonës të cilët i kanë shprehur shqetësimin duke thënë se nuk kanë marrë asnjë kontratë nga qeveria lidhur me ndërtimet e reja.

Vetë Rushaj u garantoi se ditën e nesërme ai do të bënte kërkesë në KLSH për të marrë informacion në lidhje me shkeljet që kanë gjetur.

“Që nesër do i bëj kërkesë kryerarit të KLSH se çfarë ka gjetur shkelje. Unë mendoj se ka edhe pak  hakmarrje sepse kjo  zonë ëprgjithësisht ka votuar Pd dhe për këtë ata mundohen që me sa kanë mundësi ti bijnë. Ça kuptimi ka që e shemb këtu ikën prej këtu atje ku shkon u prish shtëpitë të tjerëve. Përveç familjes më të shrenjtë njeriu ka shtëpinë apo jo. Kam ardhur do të vij, e kam ngritur zërin në parlament. Por duhet me u mbledh të gjithë”, tha Rushaj.

Gjatë bashkëbisedimit qytetarët kanë shprehur problematikat që i shqetësojnë.

“Projektin e  kemi marrë në rrugë jo formale, të gjithë kemi lecuar vkm, familja ime të gjithë pa gjumë. Ne jemi vetëinformuar, kemi kërkuar një takim në njësinë administrative 8”, tha një qytetare.

“Ma shembi tërmeti shtëpinë, hajde ma ndërton aty ku e kam pasur”, tha një tjetër banor.

“Qeveria të na japë ndonjë kontratë ndonjë plan. Më ka ardhur vetëm ajo  e vkm që kam kaq metër, dua të kem një marrëveshje për të pasur siguri”, shtoi  një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat