Përplasja Rama-Basha revolton Vasilin: Kuvendi s’është pronë e çdo lloj tangoje!

Shqipëria

Përplasja Rama-Basha revolton Vasilin: Kuvendi s’është pronë e çdo lloj tangoje!

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:46
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, u revoltua nga debatet mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që të ndërpresë debatin dhe të nisë seancën normalisht me diskutim për rendin e ditës.

Nga vendi i tij në sallë, Vasili iu drejtua Nikollës, duke i kërkuar të bëjë detyrën, pasi sipas tij, “Kuvendi nuk është pronë e çdo lloj tangoje politike”.

Vasili: Kjo sallë do funksionojë me rregullat që kemi vendosur këtu, apo është pronë e çdo lloj tangoje politike, që ka kohë të tjera për t’u bërë. Deklaruat që interpelanca mbyllet. Kjo rregullore nuk parashikon, përveç dy njerëzve ai që bën interpelancë dhe ai që kërkon, dhe aty interpelanca mbyllet. Së paku, bëjeni këtë sallë të funksionojë në mënyrë normale. Nuk është pronar kryeministri, që thotë e marr fjalën sa herë dua. Këtë detyrë o bëjeni, ose thoni që kjo është një anarshi. Ku ta bëjmë Kuvendin, në shkallët e Kuvendit? Se kjo ka mbetur. Mos të bëhet këtu rrumpallë parlamentare, pa rregull e asgjë.

Së paku të zbatojmë rregullat, pasi mbi to nuk del asnjë në këtë sallë. Nëse doni griseni publikisht dhe thoni që kjo është salla e kryeministrit. Ju bëj thirrje ta ndalni këtu këtë çështje. Interpelanca konsiderohet e mbyllur. Hapni debatin për çështjet e rendit të ditës, lëreni rrumpallën, kthejuni rendit të ditës.

Rama: Tangoja na ka mbetur se Baftjarin nuk e kemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat