Jul Deda i përgjigjet Bardhit: Demokratët nuk të duan

Shqipëria

Jul Deda i përgjigjet Bardhit: Demokratët nuk të duan

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 16:44
Jul Deda

Anëtari i Këshillit të PD Jul Deda, reagon pas konferencës që mbajti sot sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi. Ky i fundit tha se në gusht 2021 u rizgjodh në këtë post pasi nuk pati kandidaturë tjetër përballë.

Deda thotë se arsyeja pse nuk kishte alternativë tjetër ishte pikërisht Gaz Bardhi.

“Arsyeja pse per sekretarjatet e PD nuk kishte gare mes dy alternativave dhe nuk u votua ne fshehtesi eshte pikerisht Gazi. Nese do respektohej statuti dhe te hidhej ne vote posti i sekretarit te pergjithshem, Gazi e di fort mire qe s’do merrte kokerr vote, sepse demokratet nuk e kane shume qejf.

Kjo eshte mbrojtja qe i ben Lul Vula, i cili kush e di ku e ka futur koken keto dite se ka turp te perballet, por nxjerr Gazin duke e bere rezil ne sy te demokrateve dhe jo vetem. Me sa duket ky i fundit nuk e paska problem kete gje”, shkruan Jul Deda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat