Përplasjet e brendshme, Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë, ja çfarë do të diskutohet

Shqipëria

Përplasjet e brendshme, Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë, ja çfarë do të diskutohet

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë e Partisë.

Lajmin e ka bërë me dije Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili ka njoftuar se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00, me rend dite "Diskutime dhe vendimarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj".

Mbledhja e Kryesisë vjen në një kohë, kur ish-Kryeministri Sali Berisha pak ditë më parë ka dorëzuar 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që pritet të mbahet më 11 Dhjetor. 

Njoftimi për mbledhjen:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite:

“Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Grupit, Kati i II, Selia Qendrore e PDSH.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat