Dibër, trashësia e dëborës deri në 40 cm/ Probleme me qarkullimin e mjeteve, ja akset problematike

Shqipëria

Dibër, trashësia e dëborës deri në 40 cm/ Probleme me qarkullimin e mjeteve, ja akset problematike

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 10:48
Foto

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Qarkun e Dibrës në orët pas mesnatës.

Bora me intensitet të lartë ka arritur trashësinë 15 cm në qytetin e Peshkopisë ndërsa në zonat e thella, në lartësi mbi 800 metra trashësia shkon deri në 35-40 cm. Situata rrugore është më problematike në rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë, ku rrugët nuk janë pastruar, dhe lëvizin me vështirësi vetëm mjete të larta(foristrada). Në rrugë nuk ka dalë asnjë mjet borëpastrues.

Rruga Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë

Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi i vështirë deri në Zall Reç më tej drejt Ujmishtit e bllokuar.
Zonat e thella si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës fshatrat e Sllovës, Reçit, Luznisë janë pa komunikim me qytetin.

Në rrethin e Bulqizës reshjet kanë qenë me intensitet më të ulët, dhe trashësia në qytetin e Bulqizës shkon në 5 cm. Nuk ka probleme në rrugët e qytetit. Akset Qafa e Buallit – Krastë dhe Ura e Çerenecit -Librazhd kanë kaluar mjetet borëpastruese dhe kalimi bëhet normal deri tani.

Aksi kombëtar Peshkopi – Tiranë janë në punë 5 mjete borëpastruese dhe kalimi bëhet pa probleme.

Është bllokuar edhe segmenti nga hyrja e tunelit të Murrizit, i gjithë bay-pasi deri në Xibër Murrize, segment i rrugës së Arbrit. Në këtë aks po punojnë 2 mjete borëpastruese, por qarkullimi ende nuk është bërë i mundur.

Policia rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Tirana drejt Dibrës, të vendosin goma dimërore dhe të përdorin zinxhirët. Për momentin policia po monitoron segmentin dhe nuk lejon qarkullimin, duke e devijuar atë në rrugën e vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat