Mblidhet sot Kuvendi, deputeti i PD thërret në interpelancë Ramën

Shqipëria

Mblidhet sot Kuvendi, deputeti i PD thërret në interpelancë Ramën

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ku do të diskutohen një sërë projektligjesh. 

Ashtu siç edhe është njoftuar nga Kuvendi, seanca do të nis në orën 10:00. 

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama është thirrur në një interpelancë nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu. 

RENDI I DITËS

Rendi i ditës
Në mbështetje të Urdhrit nr. 30, datë 26.11.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 25.11.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë me Kryeministrin z. Edi Rama kërkuar nga deputeti Tritan Shehu. (Neni 80 i Kushtetutës dhe neni 96 i Rregullores së Kuvendit)
4. Akt normativ nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.01.2021 të Këshillit të Ministrave”.
(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
5. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës, nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
2
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimin komisioni për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian
Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
6. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit”. (Nenet 55 dhe 117 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat