​Basha thotë se do të kërkojë dënim më të ashpër për krimet zgjedhore

Shqipëria

​Basha thotë se do të kërkojë dënim më të ashpër për krimet zgjedhore

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 20:08
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha propozon dënimin me 22 vjet burg të politikanëve që zgjidhen me ndihmën e krimit te organizuar.

Nisma e re e kryedemokratit parashikon ndryshimin e Kodit Penal bazuar ne modelin italian.

Kushdo që pranon drejtpërdrejt apo nëpërmjet ndërmjetësve, premtimin për të fituar vota nga elementë të krimit të organizuar, në shkëmbim të parave apo favoreve të tjera, dënohet me 15 vjet burg. I njëjti dënim parashikohet edhe për elementët e krimit të organizuar që kanë dhënë premtime të tilla, apo këdo tjetër që rezulton i përfshirë. Nëse politikani, i përfshirë në një skemë të tillë, zgjidhet, ai dënohet me 22 vjet burg. Politikanit dhe kujtdo që përfshihet në veprimtari të tilla i ndalohet përjetësisht ushtrimi i funksioneve publike”, tha Basha.

Ky është propozimi i dytë publik i Bashës brenda një kohë të shkurtër për të zgjedhurit në nivel lokal dhe qendror. Në mes të tetorit, ai propozoi vettingun e politikaneve, por nisma i çonte ata në shtëpi dhe jo pas hekurave.

Kërkesa për ashpërsim të dënimeve për krimet zgjedhore vjen në një kohë kur palët nuk kanë gjetur ende dakordim për t’u ulur në tryezën e reformës zgjedhore. /tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat