Më pak fasule këtë vit! Fermerët e Maliqit ankohen për prodhimin e pllaqisë

Shqipëria

Më pak fasule këtë vit! Fermerët e Maliqit ankohen për prodhimin e pllaqisë

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Fshati Kreshpanj është një ndër prodhuesit kryesorë të fasules kokërrmadhe apo siç njihet ndryshe edhe fasulja pllaqi.

Për shkak të ndryshimeve të motit, këtë vit pati më pak prodhim ndërsa fermerët e këtij fshati tregojnë se kjo fasule autoktone po rrezikon zhdukjen.

Prej dy vitesh, ata janë organizuar dhe po përpiqen ta ruajnë kultivimin e saj ndërsa  pavarësisht se tregu nuk mungon vështirësia mbetet te përmbushja e standardeve. Përmbajtja e lartë proteinike e ka bërë këtë fasule të kërkuar në tregun europian por për fermerët mbetet i nevojshëm investimi me qëllim seleksionimin dhe ambalazhimin

Fermerët janë në pritje të certifikimit të këtij produkti autokton dhe synojnë që ai te gjendet ne tregjet rajonale dhe europiane pasi kjo fasule nuk mund te prodhohet ne cdo vend për shkak te specifikave qe kërkon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat