Spaho - Ramës për skandalin e pagave: Shkarko Ministren e Financave, pastaj 'kërcëno'!

Shqipëria

Spaho - Ramës për skandalin e pagave: Shkarko Ministren e Financave, pastaj 'kërcëno'!

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 13:31
Edmond Spaho

Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama ëshët duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e fundit për shtyp këtë vit, deputeti Edmond Spaho është indinjuar nga këndvështrimi pozitiv me të cilin e ka parë Rama, skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve shqiptarë.

“Në këndvështrimin më afat mesëm kjo ngjarje mund të quhet edhe “jo çdo e keqe vjen vetëm për keq”, ka thënë Rama duke paralajmëruar se tani që u mësuan sa ishin pagat, do të marrë masa kundër bizneseve që iu shmangen Tatimeve”.

Por Spaho e ka emërtuar këtë qëndrim vetëm “tallje. “Vazhdon tallet me njerëzit, - shkroi Spaho në Fb. - "A thua që këto të dhëna iu morën kompanive private?! Ato u morën nga Tatim-Taksat, pra zyrtarët e Qeverisë e dinin nivelin e deklarimit dhe evazionin e madh fiskal".

"Kërcënimi" është sa për të kaluar radhën. Për këtë evazion është përgjegjese Qeveria me Ministren e Financave, e cila deri 4 muaj më parë ishte Drejtoreshë e Tatim-Taksave dhe përgjegjësja kryesore për këtë gjendje. Filloje duke shkarkuar atë të parën, pastaj lësho "kërcënime" boshe ndaj biznesit!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat