I ftohti polar i afrohet Shqipërisë, priten temperatura deri -18 gradë

Shqipëria

I ftohti polar i afrohet Shqipërisë, priten temperatura deri -18 gradë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se bazuar në parashikimet e meteorologëve, në ditët në vijim Shqipëria do të goditet nga një valë i ftohti, ku temperaturat do të shkojnë disa gradë nën zero.

Situata më e vështirë pritet të jetë në zonën e Bulqizës dhe Pukës ku temperaturat pritet të arrijnë në -18 gradë, ndërsa në kryeqytet më e ulëta do të jetë -8 gradë Celcius.

Kulmi i temperaturave të ulëta pritet të jetë dita e hënë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton qytetarët se është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore për të shmangur situata të rënda.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat