Meta: Jemi kthyer në një regjim, Shqipërisë i duhet vota e lirë

Shqipëria

Meta: Jemi kthyer në një regjim, Shqipërisë i duhet vota e lirë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 20:39
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur se Shqipërisë i duhen vota e lirë, e paprekshme dhe instalimi njëherë e përgjithmonë i ligjit të referendumeve.

I pyetur nëse Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet me një referendum, Meta u shpreh padiskutim që po.

‘Vetëm dy gjëra i duhen Shqipërisë, vota e lirë dhe e paprekshme dhe kur themi këtë, kemi parasysh edhe Kushtetuta e paprekshme, vetëm nga populli! Dhe i duhet të instalojë një herë e përgjithmonë ligjin e referendumeve!

Që me Kushtetutë ne e kemi, por është bllokuar qëllimisht. Në momentin që e bëjmë edhe këtë gjë, jemi një Zvicër me det! E kam thënë prej kohësh dhe kur u krijua kriza e zgjedhjeve vendore para parlamentit një partiak, e kam thënë që këtë çështje e zgjidh vota, dhe hajdeni!

Edhe pse unë kisha dy vite në detyrën e Presidentit dhe unë bie dakord, edhe Ilir Meta kandidon, edhe mazhoranca meqenëse ishte e pakënaqur nga unë, kishte mundësi.

Të gjithë të votoheshin dhe të respektonin votën e popullit. Kjo ishte e vetmja rrugë. Nuk ka rrugë tjetër! Këtu është përmbysur sistemi në kuptimin se ai sistem që ne kemi në Kushtetutë, pasi parimet e kushtetuese, nuk kanë ndryshuar, janë po ato që votoi populli me referendumin e vitit 1998, ai sistem praktikisht nuk funksionon, sepse janë bërë ndryshime dhe ligje mbi Kushtetutën dhe nga një shtet realisht i së drejtës, për fat të keq, jemi shndërruar në një regjim.

Dhe kjo në radhë të parë do të thoja falë kontributit të opozitës në vitet e fundit, e cila në vlerësimin tim ka bashkëpunuar shumë hapur me kreun e qeverisë që ky sistem të bjerë”, deklaron Meta

Ndërkohë Meta kmbengul se një nga çështjet që e ndaj me Berishen është 28-29 nëntori, ku thekson se për këtë çështje nuk kanë për të rënë dakord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat