Deputetët votuan kundër shfuqizimit të “Qeverisë së Përzhinos”

Shqipëria

Deputetët votuan kundër shfuqizimit të “Qeverisë së Përzhinos”

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 13:04
Kuvendi i Maqedonisë

Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë i paraqitur nga OBRM-PDUKM nuk ka kaluar sot në Kuvend.

Propozimi me të cilin OBRM-PDUKM kërkon shfuqizimin e “Qeverisë së Përzhinos” me procedurë të shkurtuar dhe të organizohen zgjedhje të parakohshme, nuk mori mbështetje nga shumica e deputetëve.

Vetëm 32 deputetë votuan “për”, ndërsa 55 ishin kundër.

Propozimi kërkon heqjen e 100 ditëve të qeverisjes teknike përpara zgjedhjeve parlamentare.

Marrëveshja e “Përzhinos” u arrit në vitin 2016, pas negociatave të gjata mes katër partive më të mëdha të asaj kohe OBRM-PDUKM, LSDM, BDI dhe PDSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat