Njohja e pavarësisë së rajoneve lindore të Ukrainës, Ministrja Xhaçka dënon veprimin e Putinit

Shqipëria

Njohja e pavarësisë së rajoneve lindore të Ukrainës, Ministrja Xhaçka dënon veprimin e Putinit

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 21:20
Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka dënuar vendimin e marrë nga Presidenti rus Vladimir Putin për njohjen e pavarëisë së rajoneve të Ukrainës Lindore të populluara nga separatistët rusë, respektivisht Donetskut dhe Luhanskut.

Përmes një postimi në facebook, ministrja Xhaçka thekson se ky veprim është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtarë.

“Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës , Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës.

Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës!”, shkruan ministrja Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat