Rama për Komisionin Hetimor: Është krijuar mundësia për të parë se e vërteta është ndryshe

Shqipëria

Rama për Komisionin Hetimor: Është krijuar mundësia për të parë se e vërteta është ndryshe

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 17:57
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama shprehet se mezi pret që të shkojë të dëshmojë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Në një bashkëbisedim me disa qytetarë për Këshillimin Kombëtar, Rama deklaroi se ky komision krijoi mundësinë për të parë se e vërteta lidhur me inceneratorët është krejt ndryshe.

“Nuk ka dilemë nëse duhen rritur rrogat ose. Do vijojmë t’i rrisim sa herë që të na krijohet mundësia. Do të thotë të krijohen më shumë të ardhurat. Të thuash pse të më pyes qeveria, kjo mund të jetë çdo gjë, por është e sigurt që është hera e parë që qeveria bën një hap kaq të madh drejt njerëzve duke i çuar në çdo shtëpi, një numër pyetjesh dhe vendimarrjesh, vendimarrjet e rëndësishme të këtij viti, nëse janë në atë pjesë që kanë efekte financiare. Ne kërkojmë mendje nga njerëzit. Nuk është se nuk i kemi votat, por nuk duam të bëjmë votimin pasi kemi dyshimet tona. Kur të marrim këto vendime, të jetë opinion i shumicës. Duke qenë se nuk janë çështje partiake, ne mendojmë që të gjithë ata do të shprehen lirisht.

Temat janë të gjitha njerëzore, të jetës së përditshme. Kështua duam të jenë gjithmonë, ta kthejmë në një praktikë të përvitshme. Për të pasur komunikim më të afërt me njerëzit. Kur vjen puna në Kuvend është e pamundur. Aq më tepër që tani është komplikuar situate, është bërë një gjë që askush nuk e imagjinonte. Disa kohë më parë, dhe gara është bërë shumë më e egër, por jo n ëkuptimin e argumenteve. Bëhen debate kush je ti e klush jam unë, kush ka vjedhur më shumë. Përtej kësaj problematike që po ndodh në atë komision, u krijua një mundësi për të parë që e vërteta është diçka krejt tjetër. Mezi po pres që të shkojë nesër, mos e humbni nesër” – deklaroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat