Tentoi të vriste një shtetas, arrestohet i riu nga Fieri

Shqipëria

Tentoi të vriste një shtetas, arrestohet i riu nga Fieri

Më: 13 mars 2022 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Policia e Fierit ka arrestuar një 19-vjeçar pasi tentoi të vriste me mjet prerës (thikë) një shtetas.

Pas marrjes së njoftimit se në Roskovec ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe bërë të mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit  E. P., i cili për motive të dobëta, kishte goditur me thikë shtetasin J. G., 22 vjeç.

Shtetasi E. P., 19-vjeç, banues në Patos akuzohet për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Ndërkohë, shtetasi J. G. ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve. Jasht rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat