Shkodër, rrahën pronarin dhe i vodhën ushqimet në dyqan, prangosen dy persona

Shqipëria

Shkodër, rrahën pronarin dhe i vodhën ushqimet në dyqan, prangosen dy persona

Më: 29 mars 2022 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Arrestohen në Shkodër 2 persona të akuzuar për vjedhje, shkatërrimi i pronës dhe kanosja të kryera në bashkëpunim.   

Policia informon se këta dy persona më datë 27.03.2022, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm ushqimor në dyqanin në pronësi të shtetasit B. B., 61 vjeç, banues në lagjen “Liria”, Shkodër.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit S. Q., 27 vjeç dhe S. Q., 31 vjeç, banues në Shkodër. Këta shtetas dyshohen se më datë 27.03.2022, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm ushqimor në dyqanin në pronësi të shtetasit B. B., 61 vjeç, banues në lagjen “Liria”, Shkodër. Po në datën 27.03.2022, shtetasit S. Q. dhe A. Q. kanë kanosur shtetasin B. B., si dhe i kanë dëmtuar me sende të forta pajisjet në dyqan.” – njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat