Masakra në Bucha, reagon ministrja Xhaçka: Mizori, bota të veprojë

Shqipëria

Masakra në Bucha, reagon ministrja Xhaçka: Mizori, bota të veprojë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 18:05
Olta Xhaçka

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka reaguar pas sulmit të forcave ruse në qytetin e Ukrainës, Bucha, ku mbetën të vrarë dhe të hedhur në rrugë 20 persona.

Në një reagim në Twitter, Xhaçka ka dënuar sulmin, duke theksuar se këto janë dëshmi të dhunës ruse mbi popullsinë civile. Sipas saj, bota duhet të reagojë dhe të ndalë sulmet.

Trupat e të paktën 20 civilëve u gjetën të shpërndarë nëpër një rrugë në Bucha pas tërheqjes së forcave ruse nga zona, ngjarje e cila ka sjellë shumë reagime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat