Fshehu të ardhurat, Gjykata e Durrësit lë të lirë kambistin

Shqipëria

Fshehu të ardhurat, Gjykata e Durrësit lë të lirë kambistin

Më: 5 prill 2022 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë kambistin e arrestuar nga policia për fshehje të ardhurash.

Kambisti 60-vjeçar nga Durrësi u arrestua nga policia në kuadër të një operacioni policor kundër informalitetit të koduar “Valuta”, operacion që u bazuar në hetime disa javore.

Në banesë atij iu sekuestrua edhe një shumë e konsiderueshme parash në valutë. Arrestimi i kambistit Hyqmet A. u bë pasi, sipas policisë kishte konsumuar veprat penale “fshehja e të ardhurave” dhe “mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ndërkohë akuza e ngritur nga prokuroria  në seancën gjyqësore, për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj tij, është ajo e ”ushtrimit pa licencë të veprimtarive financiare”.  Organi i akuzës kërkoi “detyrim paraqitjeje’’ për kambistin e akuzuar në bazë të nenit 170/ç/1 të Kodit Penal që parashikon dënim me gjobë, ose burgim deri në 3 vjet në rast se deklarohet fajtor. Ndërkohë ai kërkoi që të nisë menjëherë shqyrtimi i çështjes ndaj tij nga ana e gjykatës.

I njëjti kambist qe arrestuar edhe në vitin 2017 për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë së këmbimit valutor. Në qytetin e Durrësit, në zonën pranë bustit të Azem Hajdarit, e njohur si ish-lulishtja ”1 Maji” prej shumë vitesh ushtrohet, nga një grup kambistësh, veprimtaria e këmbimit të valutave të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat