Aksident në Gjirokastër/ Mjeti del nga rruga, dëmtohet shoferi

Shqipëria

Aksident në Gjirokastër/ Mjeti del nga rruga, dëmtohet shoferi

Më: 15 prill 2022 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Sofratik.

Automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin M. S., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit.

I cili u  transportua në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat