Presidenti Meta sërish ka një thirrje për Kuvendin dhe Qeverinë

Shqipëria

Presidenti Meta sërish ka një thirrje për Kuvendin dhe Qeverinë

Më: 16 prill 2022 Në ora: 10:29
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur sot thirrjen ndaj Kuvendit dhe Qeverisë, “për ndërmarrjen sa më parë të reformave rrënjësore për ta shëndetësuar arsimin nga fiktiviteti dhe militantizmi partiak”.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka shkëputur një pjesë nga deklarata e tij në konferencën për mediat ditën e premte.

“Vetëm me një arsim konkurrues dhe cilësor ne do t’u japim të rinjve tanë shpresë dhe siç thoshte Gëte, rrënjë për t’u fiksuar dhe krahë për të fluturuar, por jo jashtë Shqipërisë”, shkruan Meta.

Postimi i Presidentit Ilir Meta në rrjetet sociale: 

📚🇦🇱 I bëj thirrje Kuvendit dhe Qeverisë për ndërmarrjen sa më parë të reformave rrënjësore për ta shëndetësuar arsimin nga fiktiviteti dhe militantizmi partiak.

Hapjen e sistemit dhe freskimin e tij me prurje cilësore pedagogjike dhe akademike, që do të jenë hartuesit dhe zbatuesit e reformave të vërteta dhe të besueshme, që do ta transformojnë këtë sektor.

Për ta nxjerrë atë nga koma, për ta rigjallëruar dhe futur në binarët konkurrues të tregut europian të dijes dhe të teknologjisë.

Vetëm me një arsim konkurrues dhe cilësor ne do t’u japim të rinjve tanë shpresë dhe siç thoshte Gëte, rrënjë për t’u fiksuar dhe krahë për të fluturuar, por jo jashtë Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat